Por që është një tekst i mirë që lexohet filhall e me lezet të madh, kjo është jashtë çdo dyshimi. Për (a mbi) shkrimtarin heretik e fatkeq, Franc Kafka, deri më tash është shkruar shumë. Sa romane. Sa monografi, sa shkrime të tjera publicistike e monografike.
Sa herë zihet në gojë Franc Kafka mendja si detyrimisht të shkon te shkrimtari ynë Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni, ky uragan i ndalur si e pagëzoi I. Kadare në esenë e tij të njohur. Kafka dhe Migjeni kanë shumëçka të përbashkët. Të dytë ishin shkrimtarë të mirë. Ishin të veçantë. Ishin shëndetligë. Vuanin nga tuberkulozi, që të dy. Vdesin në moshë të re: Migjeni kur ishte vetëm 27 vjeç, kurse Franc Kafka kur ishte dyzet e një (dyzet e dy), hiç më shumë!, shkruan Bajram Sefaj për numrin e sotëm në “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë të dyve u janë kushtuar vepra të shumta, sidomos këtij të dytit, nuk ishte aspak e rastit as e papritur. Jeta, krijimtaria dhe personaliteti i Josifit ishte specifike dhe, për shumëçka veçuese, prandaj dhe për shumë njerëz të letrave, për shkrimtarë në rend të parë, ai ishte një “temë e motiv” i preferuar për trajtim artistik, qoftë në roman, qoftë në monografi e në gjini të tjera, dokumentare e kështu më radhë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.