Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Altari votiv me formulën përkushtuese “D D” nga Vendenisi

Në kohë të fundit, gjatë gërmimeve arkeologjike në Vendenis (Gllamnik), u zbulua një altar i fragmentuar votiv, por, i cili fatmirësisht e kishte të ruajtur kurorën dhe, aq më shumë, një pjesë të mbishkrimit sa për të treguar se kujt i përkushtohej dhe nga kush.

Kurora është e profiluar disaradhëshe dhe e zbukuruar e tëra në anën e përparme, shkruan Exhlale Dobruna-Salihu në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të dy skajet janë skalitur gjysmëpalmetat e stilizuara akroteriale të kornizuara sipër dhe në mes tyre një “kantaros” (kantar), nga i cili dalin dy degëza urthi të mbledhura në spirale me nga një gjethe, motiv ky shumë i rrallë në altarë.

I gjithë ky dekorim është punuar në reliev të lartë dhe me kujdes, duke treguar dorën e një gur-skalitësi me mjaft përvojë. Në trup, nga i cili ka mbetur gjysma e epërme, për­fun­di kurorës, në fushën e paprofilizuar dhe të dëmtuar, nga mbishkrimi i skalitur kanë mbetur katër rreshta, dy të plotë dhe dy të dëmtuar: D D / M VLP VS / RVFINI / BF C.

Shkronjat janë të rregullta, me madhësi të njëjtë dhe të skalitura, po ashtu, me mjaft kujdes. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)