Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Erdhlezeti...” me ritmet e muzikës si gjuhë universale

Çadra e bardhë e vendosur në një parking në kryeqytet u bë strehë për shumë të rinj gjatë ditës së diel. Me ushqim, pije e muzikë, për tetë orë u bënë pjesë e festivalit nën qiell të hapur.

Këngët përmetare qenë ato me të cilat u hap maratona e edicionit të katërt të “Erdhlezeti Festival”, që për qëllim ka argëtimin, shpërndarjen e mesazheve për paqen e dashurinë, shkruan sot “Koha Ditore”. Mbi të gjitha, dëshmon se muzika është gjuhë universale dhe i bashkon të gjithë. Skena në këtë parking mirëpriti bende nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Kroacia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa testohej zërimi, një rrebesh shiu dukej sikur do ta prishte festën. Por qielli u kthjell para se të niste muzika. “It’s a block party” (Është festë e lagjes), ka qenë motoja e edicionit të sivjetmë. Thirrja e festivalit, por edhe emri, korrespondojnë me atë që iu servua publikut.

Muzika tradicionale e kultivuar dhe e bartur bez pas brezi erdhi përmes bendit “Sazet e Përmetit”, që me ngulm ruan kabanë e vjetër përmetare. Publiku iu bashkua performancës së këtij formacioni duke hedhur valle. Këngët shërbyen si kapërcim i mirë në ato që më pas solli Shpat Deda bashkë me Nesim Maxhunin në bateri, Ilir Bajrin e Fatjon Miftarin në sint dhe Art Lokajn në kitarë. Kësaj radhe në skenë u ngjitën disa prej muzikantëve më të mirë të skenës muzikore vendore. Sollën këngët e Dedës. Brenda dy orësh u prezantuan dy anë të muzikës shqiptare: ajo e vjetra dhe modernja. Krejt tjetër ishte performanca e bendit nga Kroacia “Kaira Kela.

Kalimi prej një zhanri në tjetër tashmë është bërë traditë e kësaj ngjarjeje. Krejt në fund në skenë u ngjitën Demir Kanturovski dhe “Uska Kan Orkestra”, që përfshin vetëm instrumente të tunxhit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.