Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Tre muaj pas dëmtimit, 20 mijë euro për monumentin në Vushtrri

Prishtinë, 15 qershor - Mbi 20 mijë euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit sanimi i dëmit në objektin monumental të qytetit të Vushtrrisë, që u shkaktua qysh në muajin shkurt. Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve tek së voni e ka dorëzuar në Ministrinë e Kulturës projektin për sanimin e parmakëve të gurëve me bazament në Urën e Vjetër të Gurit në Vushtrri.

Sipas projektit, puna për sanimin e dëmeve do të zhvillohet në tri faza dhe do të kushtojë fiks 20 mijë e 358 euro. Këto mjete do të merren nga buxheti për intervenime emergjente i MKRS-së, që për vitin 2017 është 200 mijë euro (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

{gallery}