Aktori amerikan, Adam West, i njohur për rolin kryesor në versionet e para të ekranizuar për Batman, të cilat janë transmetuar gjatë viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.
West vdiq në Los Anxhelos, pas luftës së shkurtër me leukeminë, njoftoi zëdhënësi i familjes.
Ai ishte lindur më 1928 në Walla Walla, Washington dhe nisi karrierën si aktor në Havaje, në vitin 1950.