Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Koncerti në Prizren mbyll turneun e Qarri Haxhiajt nëpër Kosovë

Koncerti recital i pianistes kosovare Artemida Qarri-Haxhiaj i cili do mbahet sonte nga ora 19:00 në Prizren, do të përmbyll mini-turneun e artistes nëpër Kosovë.

Qarri-Haxhiaj do të paraqitet para publikut të Prizrenit në sallën e shkollës së muzikës “Lorenc Antoni” derisa do të interpretojë vepra nga Scarlatti, Schumann, Rachmaninoff dhe Ibrahimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky koncert organizohet pas atyre të mbajtura në Gjakovë e Prishtinë në kuadër të edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës DAM ndërsa është përkrahur nga shkolla e muzikës “Lorenc Antoni”.

Artemida dallohet si pianiste solistike me një karakter virtuoz. Pjesëmarrëse e rregullt në festivalet e muzikës klasike ne vend. Ka pasur bashkëpunime edhe me Korin e Filarmonisë së Kosovës në drejtim të dirigjentit Rafet Rudi. Prej vitesh dhe aktualisht është prof. e rregullt në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” të kryeqytetit si dhe bashkëpunëtore në Fakultetin e Arteve – Dega e Artit Muzikor në Prishtinë.

Qarri – Haxhiaj së shpejti do të paraqitet edhe me dy koncerte të tjera në Tiranë dhe Durrës.