Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” gjithmonë konsiderohet emocionuese. Por këtë vit, për shkak të situatës politike në ShBA - pas zgjedhjes së Donald Trumpit president, dhe deklaratave e vendimeve fyese të njëpasnjëshme që po vijnë nga Washingtoni - mund të ndryshojë rrjedha e ngjarjeve.
Parashihet dramë politike, sikur në vendime të jurisë e po ashtu edhe në fjalime nga yjet botërore të kinematografisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Votimet tashmë janë mbyllur dhe emrat e fituesve do të shpalosen në ceremoninë e edicionit të 89-të që sonte ( e diel) do të zërë vend në “Dolby Theatre” në Los Angeles.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse do të shpërblehen favoritët që kritikët kanë parashikuar, apo “Academy Awards” do të befasojë, ashtu siç di, pritet të shihet në ngjarjen e ndarjes së çmimeve më të mëdha në kinematografi. Kritikë nga mediume të ndryshme botërore si: “The Guardian”, “New York Times”, “Newyorker” e “UsMagazine” tashmë kanë dhënë parashikimet e tyre.
Beteja midis “La La Land” dhe “Moonlight”
Pas sukseseve të njëpasnjëshme nëpër festivale dhe ceremoni të ndarjes së çmimeve, mjuzikli “La La Land” i Damien Chazelle është konsideruar favorit për çmimin kryesor në “Oscars”.
Ka marrë gjithsej 14 nominime - në mesin e tyre për filmin më të mirë, aktorin e aktoren më të mirë, regjisorin më të mirë. Por, filmi për të cilin është folur pak, “Moonlinght”, i Jenkins, nga kritikët vlerësohet si konkurrenti më i fortë i mjuziklit të famshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.