Përmes gjashtë sfidave të ndryshme, publiku prishtinas u bë pjesë e performancës që kishte për qëllim ta sfidonte frikën.
Sfidat ishin përmbledhur nga numri një deri në gjashtë brenda zarit: të thuhej emri me zë të lartë, përqafimi i një të huaji, besimi në artistët që krijuan performancën, ecja zbathur në rrugë, bërja e diçkaje pa frikë dhe vallëzimi për një minutë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVullnetarët që bëheshin pjesë e sfidës e realizonin atë në sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit. Skena e improvizuar zuri vend përballë objektit të Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit. Iniciatorë të kësaj performancë-loje ishin dy pjesëtarët e kolektivit të artit “Statolento” nga Italia.
Camilla Sandri dhe Samuel Nicola Fuscà përmes performancës së titulluar “Gjërat e vogla pa frikë ndërtojnë të ardhmen”, mëtuan që të përçojnë mesazhin se si duhet mposhtur frika. Ata u bënë pjesë e edicionit të pestë të festivalit “FemArt” e që e ka moto “Fearless” (Pa frikë). Kjo performancë ishte si vazhdim i asaj që të dy artistët e prezantuan të premten.

Performanca kishte të bënte me vetëdijesimin e njerëzve për zgjedhjet që bëjnë në jetë. “Zaret” ishte një performancë që mëton të hulumtojë idetë e njeriut. Zari, si simbol i numrit të madh të mundësive, shanseve, përleshjeve dhe rreziqeve, por i sjell nga jeta, ishte elementi kryesor i shfaqjes. Njëjtë sikur edhe në performancën që u zhvillua të dielën pasdite... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.