Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gjërat çdo herë përsëriten në përmasa të tjera

Penesta Dika ka përfunduar studimet bazike në Fakultetin e Historisë së Artit në Universitetin e Vjenës, ku pastaj edhe ka magjistruar. Studimet e doktoraturës në fushën e historisë së artit medial dhe kulturës së Interfejsit i ka përfunduar në Universitetin e Artit në Linz të Austrisë.

Teza e saj e magjistraturës “Die Computerkunst Herbert W. Frankes” (Arti kompjuterik i Herbert W. Frankes) është botuar si libër në vitin 2007, nga shtëpia botuese “Logos” në Berlin, për nder të 80-vjetorit të lindjes së artistit dhe shkencëtarit Herbert W. Franke, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rezultatet e kërkimeve shkencore të saj, të cilat ndërlidhen me artin digjital janë publikuar në libra të botuesve të njohur botëror, siç është për shembull “Transcript”, si dhe në revista profesionale, ku mund të veçohet revista e njohur “Interscience”.

Në vitet 2006 dhe 2007, Penesta Dika ka marrë pjesë në festivalin “Ars Electronica” në Linz, i cili llogaritet si më i njohuri në botë në fushën e artit elektronik, me veprën interaktive digjitale “Shape, Color & Sound”, ku njëkohësisht është prezantuar publikisht edhe punimi i saj i doktoraturës.

Penesta Dika punon si kurtatore e artit në disa galeri të Vjenës. Njëkohësisht ajo është profesoreshë në Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë në Prishtinë, ku i ligjëron lëndët “Metodat e hulumtimit shkencor”, “Historia e Dizajnit” dhe “Historia e Artit”. Gjithashtu, ajo është themeluese e shoqatës “SciTechArt” në Vjenë, e cila merret me promovimin dhe hulumtimin e artit, veçanërisht lidhjet e tij me teknologjitë e avancuara dhe shkencën.

Penesta Dika është autore e librit “Interactive Digital Art. Visual Motifs and their Meanings”, i cili është publikuar muajin e kaluar në Berlin, nga shtëpia e njohur botuese “Logos”.

Dika është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Historia e artit është ajo me të cilën nisi rrugëtimi im për ta studiuar të bukurën nëpër shekuj. Zbërthimi i veprave duke u bazuar në kompozicionin dhe stilin e tyre, analiza e pikëpamjeve që donte t'i theksonte artisti përmes zhanrit të tij të përzgjedhur, më shpien në brendinë e veprave të artit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.