Mosvazhdimi i punimeve në Xhaminë e Çarshisë ka bërë që ajo të shkojë drejt shkatërrimit dhe keqpërdorimit, raporton KTV .
Ndonëse punimet për restaurimin e saj kanë filluar në vitin 2011, restaurimi i plotë duket larg nga përfundimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanorët janë të frustruar me gjendjen, në të cilën është lënë objekti që e cilësojnë si simbol të pjesës së vjetër të qytetit.
Përderisa thonë se shpresojnë që restaurimi të përfundojë këtë vit, zyrtarët e Komunës së Prishtinës fajin për vonesat e vënë te moskryerja e punës nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës.
Asnjë përgjigje për gjendjen dhe vonesat nuk e kanë dhënë në Ministrinë e Kulturës. Në Bashkësinë Islame të Kosovës thonë se janë në dijeni të gjendjes dhe për këtë thonë se kanë lajmëruar edhe institucionet shtetërore.