Shfaqja ku gërshetohen stilet, klasike, neoklasike e moderne, ka qenë një mënyrë e mirë për ta dëshmuar mjeshtërinë e një trupe baleti. Duke ofruar një rrugëtim nëpër kohë, me një rrëfim të thjeshtë e komik, balerinët kanë sjellë mjeshtërinë e artit të lëvizjeve dhe atë të koreografes
Gjatë muajit të kaluar trupa e Baletit Kombëtar e Kosovës nisi ushtrimet për premierën e tretë për këtë vit. Me entuziazëm balerinët morën përsipër realizimin e një shfaqjeje komike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo që nuk e dinin ishte se realizimi i saj nuk do të jetë punë e lehtë. Jo për shkak se nuk posedojnë mjeshtërinë e mjaftuar për të realizuar një të tillë, por më shumë për vetë gjallërinë që sjell. Bëhet fjalë për “Vajzën e braktisur”, premiera e së cilës për herë të parë u dha në vitin 1789, nën koreografi të maestros Jan Dauberval. Për më shumë se dhjetë orë në ditë balerinët e BKK-së do të mblidheshin në sallën e vogël në Teatrin Kombëtar të Kosovës për të realizuar kërkesat e koreografes së njohur ruse Natalia Osipova, e cila solli një version të gërshetuar me elemente bashkëkohore të kësaj shfaqjeje që në vete ngërthen stilin klasik, neoklasik e modern.
Puna intensive e bërë brenda një muaji u dëshmua të enjten mbrëma. E rezultati ishte i jashtëzakonshëm. Osipova arriti që të vinte në pah një anë të kësaj trupe, të cilën publiku rrallëherë ka mundësi ta shihte. Gati secilit prej balerinëve iu dha mundësia të shkëlqente në skenë. Teuta Krasniqi në rolin e protagonistes, Lisa, dëshmoi edhe një herë veten si balerinë me teknikë dhe shpirt në skenë. I dashuri i Lisas, Kolini, erdhi nën interpretimin e Sead Vuniqit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.