Një kabinë që nuk ka hyrje, nuk është askush në të dhe nuk ndodhet asgjë përreth saj, por që flet shumë në gjuhën e artit bashkëkohor, zë vend në qoshe të objektit. Me një pamje të thjeshtë por me mesazhe të shumta në secilin element, “Lost and found” e Sislej Xhafës përfaqëson Kosovën në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia të Italisë.
Është zëri i familjeve të 1664 personave të pagjetur që janë zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. E ndërtuar me paleta druri që zakonisht përdoren për të bartur mallra, asocon shumë me bartjet e viktimave që gjatë luftës së vitit 1998-1999 janë transportuar nga Kosova për në Serbi ku janë hedhur kolektivisht në gropa që kanë përfunduar si varre masive, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhafa që shpesh e ka pasur të vështirë t’i mbajë lotët derisa ka folur shkurt për veprën e cila të enjten do të prezantohet zyrtarisht në hapjen e Pavijonit të Kosovës, është duke kërkuar edhe drejtësi.
(Për detajet e Pavijonit të Kosovës dhe për çdo gjë rreth për edicionit të 57-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecie, lexoni në numrin e nesërm të “Kohës Ditore”. Ngjarja më e madhe e artit në Evropë do të përcillet për së afërmi nga gazetari i “Kohës Ditore”, Shaban Maxharraj dhe gazetarja e "Kohavisionit", Edona Shala. Gjithçka që ndodh në edicionin e 57-të të Bienales së Venecias do të raportohet në ditët në vazhdim)