Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, Ansamblit ‘Rexho Mulliqi’ në kryeqytet iu ndalua rruga për t'u shndërruar në Orkestër të kryeqytetit.
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë në një intervistë në 038 të KTV-së, se që nga viti 2013 kur ai është në detyrë, kryeqyteti ynë nuk ka pasur ansambël.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnkesat se duhet të jetë “Bajram Curri” e jo “Rexho Mulliqi”, Ahmeti i konsideron jo të arsyeshme pasi sipas tij, Mulliqi ka qenë me vlera të mëdha kombëtare.
Rexho Mulliqi sipas Ahmetit, do jetë ansambël ku do të performojnë vepra të artistëve shqiptarë.
Kjo sipas tij, nuk do të thotë që vendi nuk do të ketë edhe ansambël tjetër të valleve, prandaj thotë se “Bajram Curri” nuk duhet të hidhëruar nga ky fakt, por as t’i mohohet vlera “Rexho Mulliqit”.
“Rexho Mulliqi është vlerë e Prishtinës dhe e shtetit tonë”, tha Ahmeti.
Sipas tij, Prishtina ka nevojë për një orkestër të tillë ku do të mbahen koncerte një herë në muaj.
Në ansamblin “Rexho Mulliqi” do të ketë edhe një sërë departamentesh të tjera sipas Ahmetit.
“Është tepër mirë të fillojmë me këtë ansambël, mos t’ia mohojmë vlerën askujt”.