Migrantët afrikanë kanë mbetur të ngujuar prapa rrethojave gjashtë metra të larta që ndajnë enklavën e vogël Melilla prej Marokut. Rrethojat simbolizojnë fortifikatat e Evropës.
Një fushë golfi shtrihet në mënyrë paqësore para tyre, ku dy lojtarë të golfit po ushtrojnë goditjet, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Një fotografi e kësaj skene është popullarizuar pasi është postuar nëpër rrjete sociale në vitin 2014. Është kjo skenë me të cilën hapet filmi dokumentar “When Paul came over the Sea”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPak ka ndryshuar që nga ajo kohë ashtu siç regjisori Jakob Preuss lë të nënkuptohet. Madje edhe kur tashmë protagonisti i tij Paul Nkamani ka arritur në Gjermani, ai ende jeton me frikën e vazhdueshme se mund të deportohet në shtetin e tij.
“Secili njeri që vjen, dëshiron që të prezantojë një imazh të mirë të familjes dhe miqve që i ka lënë në shtëpi”, thotë Paul kur pyetet për situatën e tij. “Këtë gjë e kanë bërë njerëz para meje. Na kanë thënë se është parajsë. Por unë mund të flas vetëm për eksperiencat e vërteta. Dhe është e vështirë, shumë e vështirë”, shton ai.
Pauli dhe filmbërësi Jakob Preuss tani janë duke shëtitur në mbarë Gjermaninë për ta promovuar filmin. Ata po japin intervista nëpër shkolla dhe universitete. Më 19 prill, dokumentari u bë pjesë e garës në festivalin e filmit “Achtung Berlin”.
Gjërat kanë ndryshuar tërësisht prej takimit të tyre të parë. Pauli dhe Jakobi ishin takuar në një kamp në zemër malit maroken, afër Melillas.
Paul po priste bashkë me migrantë të tjerë që të kapërcejnë rrethojat dhe të kalojnë kufirin për në Spanjë apo të udhëtojnë nëpër gjithë detin Mesdhe. 41-vjeçari Jakob Preuss kishte qëlluar aty, sepse dëshironte të xhironte një dokumentar për agjencinë kufitare evropiane “Frontex” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.