Policia e Shqipërisë ka arritur që t’ia kthejë Parkut Arkeologjik të Apollonisë 264 artefakte, që i ishin vjedhur këtij lokaliteti.
Siç raportojnë mediat e Tiranës, nuk ka të dhëna se kur janë vjedhur artefaktet, por pas hetimeve të zhvilluara nga Policia e Shtetit Shqiptar ato i janë kthyer njërit prej lokaliteteve të trashëgimisë kulturore më në zë të Shqipërisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVjedhjet e artefakteve arkeologjike në Shqipëri kanë filluar menjëherë pas rënies së komunizmit. Grabitësit kanë arritur që t’i shesin edhe në tregun ilegal ndërkombëtar. Por ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro-Furxhi, me rastin e prezantimit të artefakteve që i janë kthyer Apollonisë ka thënë se mbrojtja e pasurive kulturore të vendit tashmë është një strategji kombëtare, por ruajtja e tyre, sipas saj, është detyrë e të gjithëve.
“Nëse do të jemi të vetëdijshëm për thesaret e jashtëzakonshme që kemi, konkretisht banorët e Fierit dhe ne të gjithë, do të dimë t’i mbrojmë ato. Sepse është e pamundur që çdo gur apo objekt i trashëgimisë të mbrohet me një rojë apo me një polic, nëse ne të gjithë nuk i mbrojmë”, citohet të ketë thënë Kumbao-Furxhi, në një prezantim të artefakteve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.