Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, është pritur sot nga kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, me të cilin bisedoi për projektet e përbashkëta ë fushën e kulturës, sportit dhe rinisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Po ashtu, në këtë takim është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Istogut, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare e projektit “Faza Përfundimtare e Ndërtimit të Palestrës së Sportit në Komunën e Istogut”. Ky projekt ka vlerë financiare prej 600 mijë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Kujtim Shala dhe kryetari Haki Rugova, u shprehën se me këtë hap, Istogu bëhet me palestër bashkëkohore, e cila krijon kushte moderne për qytetarë, rininë dhe sidomos sportistët e këtij qyteti.