Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Botimet KOHA 50 për qind më lirë për Ditën e Librit

Jo rastësisht, 23 prilli shënon datë të rëndësishme. Para gati një shekulli, kur u shënua për herë të parë, kjo datë u kushtohej autorëve që lanë gjurmë në letërsinë botërore.

Njihet si Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës së Autorit. Si e tillë gjithandej nëpër botë shënohet me aktivitete të shumta. Kjo ditë Kosovën e ka gjetur me problemet e vjetra, shkruan sot “Koha Ditore”. Mungesa e politikave të qarta për trajtimin e librit si vlerë e jo si mall, tatimi mbi librin dhe mospërkrahja e duhur, janë vetëm disa prej çështjeve me të cilat përballen njerëzit e librit në vend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përmes një ngjarjeje të organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit e shënoi këtë ditë, të premten, duke bërë thirrje për rëndësinë e leximit. Ndërsa sot (e hënë) do të mbahet edicioni i tretë i “Festivalit të Librit 2017”. E Botimet KOHA ofron zbritje për të gjitha titujt e librave. Kësisoj është bërë një hap që edhe Kosova t’u bashkohet vendeve të tjera të botës në festë, por pa ngritur debat për problemet ekzistuese.

Në Ditën Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit është bërë thirrje që institucionet relevante të merren më shumë me librin, që libri të marrë trajtimin e merituar dhe në këtë formë të jetë më i qasshëm për të gjithë lexuesit.

Besian Zeneli, nënkryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, ka thënë se 23 prilli shënon një ditë të madhe, por që në vend po kalon pothuajse në heshtje.

Sipas tij, “libri trajtohet si çdo mall tjetër dhe nuk ka ndonjë benefit ose lehtësim”.

Derisa institucionet shënuan Ditën Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit me një ngjarje, organizata joqeveritare dhe shtëpi botuese kanë vendosur që ta vazhdojnë festën edhe sot (e hënë). Botimet KOHA ka dalë me një ofertë për lexuesit– një mundësi e mirë për pasurimin e bibliotekës personale – duke ofruar zbritje në çmimet e të gjithë titujve të librave që posedon.

“Botimet KOHA në Ditën Botërore të Librit për të gjithë lexuesit ka ardhur me një ofertë të veçantë. Të gjithë librat janë në zbritje deri në 50 për qind. Oferta vlen vetëm të hënën, pra më 24 prill, derisa të interesuarit mund t’i blejnë ato në selinë e gazetës ‘Koha Ditore’”, ka thënë Fidan Imeri, nga Botimet KOHA.

Në këtë formë Botimet KOHA i bashkohet botës në shënimin e kësaj date që shërben si thirrje për lexim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.