Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shkolla me dyer të mbyllura ku ruhet historia

Nuk i zihet vendi vend, teksa sillet vërdallë, e nuk di se si ta nisë muhabetin. Përcjell çdo hap të fotografit të “Kohës Ditore”, që endej gjithandej për të kapur pamjet më të mira të një monumenti të braktisur.

Është ish-objekti i Shkollës së Parë Shqipe në qytetin e Ferizajt, një objekt i ndërtuar në fund të dekadës së tretë të shekullit XX, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më në fund flet, në formë pyetëse e me ton paksa të ngritur të zërit: “Çka po bëni?”.

Tek pasi i tregohet arsyeja se pse ekipi i gazetës është aty, burri rreth të dyzetave nis të qetësohet. Edhe të ankohet.

“Shteti nuk mund të kujdeset për këto objekte. Ky duhet ose t’i jepet në shfrytëzim privatit ose të rrënohet. Përndryshe telashe na bëjnë njerëzit e huaj që vijnë këtu”, thotë fqinji i parë i objektit të braktisur, që nuk do që t’i përmendet emri në gazetë. Thirrja e tij është e qartë. Objekti, në rastin më të mirë do të duhej rrënuar, e aty të bëhet park i kontrollueshëm nga qeveria komunale.

Dy pllaka si dëshmi

Vitet 1928-30 janë shkruar mbi portën kryesore të objektit, sa për të dëshmuar kohën kur u ndërtua.

Vitet nuk do t’i tregonin “moshën” sikur objekti të mos ishte i lënë pas dore. Por në pamjen që ka marrë lë përshtypjen e një objekti katrahurë. Është godinë e madhe e me shumë kthina.

Dyert e saj qëndrojnë të mbyllura, por me aq sa shihet nga ndonjë vrimë e krijuar apo nga ndonjë xham i thyer, gjendja brenda objektit është si mos më keq... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.