Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Muzeu zyrtarizohet si pronar i mozaikut të rekordit “Guinness”

Muzeut të Kosovës i është dorëzuar certifikata që e bën këtë institucion edhe zyrtarisht pronar të portretit të Shën Terezës në librin e rekordeve botërore “Guinness”.

Pikërisht të martën, në Ditën botërore për monumente dhe lokalitete, autori i veprës, Saimir Strati, ia ka dorëzuar MK-së certifikatën. Edhe ajo do të ketë vend të përhershëm në këtë institucion, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

vendosur në një prej vitrinave ekspozuese tek e cila shkohet vetëm pasi të kalohet pranë mozaikut dyngjyrësh me kapëse teli, certifikata dëshmon se institucioni më i lartë muzeor në Kosovë posedon një eksponat të veçantë në raport me muzetë e vendeve të rajonit dhe më gjerë. Mbrëmjen e së martës Strati i është rikthyer objektit ku gjatë nëntorit të vitit të kaluar qëndroi për një muaj për të konkretizuar veprën që ia solli rekordin e dhjetë botëror.

Strati ka paraqitur portretin e shenjtëreshës e nobelistes shqiptare me rreth 1.5 milionë kapëse të argjendta dhe bakri. Vepra shtrihet në dhjetë metra katrorë, me dimensionet 4 me 2.5 metra. Pikërisht në ditën kur Shqipëria festonte 104-vjetorin e Pavarësisë, Strati e kishte përfunduar edhe ngjitjen e kopsës së fundit në portretin, anash të cilit është shkruar: “Peace begins with a smile” (Paqja nis me një buzëqeshje), e që është një nga thëniet më të popullarizuara të Shën Terezës.

Vetë artisti gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e Muzeut – e cila është hapur me këngën për Nënë Terezën të intepretuar nga grupi “Theranda” - ka thënë se është përballur me emocione të mëdha. Ka thënë se të tentosh një rekord të ri në një libër të çudirave të botës, ku tashmë janë shkruar pothuajse të gjithë rreshtat, nuk është e lehtë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.