Me temën “Mbrojtja e mjedisit”, festivali ndërkombëtar i muraleve, “Mural Fest”, në edicionin e dytë synon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve të Ferizajt me një lobim artistik kundër ndotjes së ajrit.
Edicioni i sivjetmë do të mbahet midis datave 17 e 23 të muajit maj. Lokacionet në të cilat do të vendosen muralet tashmë janë përzgjedhur dhe është hapur konkurs ndërkombëtar për tri krijime – skica, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonkursi do të mbyllet në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit që vjen do të bëhen publikë emrat e tre fituesve.
Konkursi është thirrje për të gjithë krijuesit figurativë nga Kosova dhe bota, të cilët mund të prezantojnë idetë e tyre, përfshirë vizatime, piktura, apo në teknika të tjera kreative të përshtatshme për t’u realizuar në hapësira të mëdha, përkatësisht në formë murali.
Lebibe Topalli, drejtoreshë e festivalit “Mural Fest”, ka thënë se organizimi i edicionit të dytë i këtij festivali është duke shkuar siç duhet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.