Prishtinë, 13 prill - Rrafshimi i monumentit midis qendrës së Mitrovicës është bërë me leje të Komunës. Hapësira tashmë është shndërruar në parking për një kazino, shkruan sot Koha Ditore.
Një aktvendim të cilin vetë autoritetet komunale ia kanë vënë gazetës në dispozicion, e sqaron krejt këtë rast që ndodhi në mesin e muajit të kaluar, të cilin disa nga zyrtarët e Komunës e kishin cilësuar si të jashtëligjshëm, e ata të institucioneve të trashëgimisë, si të paqartë. Tash aktvendimi del se bie ndesh edhe me Ligjin për trashëgimi kulturore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas dokumentit, dëshmohet se Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm në shtator të vitit të kaluar, i ka dhënë leje pronarit Fehmi Ibishi që ta rrënojë objektin i cili në Listën e monumenteve nën mbrojtje të përkohshme ishte regjistruar si “Shtëpi banimi e shekullit XIX”. Objekti qe rrafshuar më datën 12 të muajit mars dhe institucionet e trashëgimisë kulturore kishin dështuar ta parandalonin. Përveç kësaj, askush nuk kishte marrë përsipër për ta qartësuar këtë çështje. Vetë drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm, Sami Zeka, kishte thënë se një leje e tillë nuk është dhënë. Ndërsa tri javë më vonë, pasi gazeta e ka marrë aktvendimin e nënshkruar prej tij, e ka ndryshuar qëndrimin. E ka pranuar se një leje e tillë është dhënë.
Por në fakt monumenti që tashmë është rrafshuar ka qenë së paku edhe në Listën e monumenteve nën mbrojtje të përkohshme të vitit 2015 dhe një gjë e tillë e hedh poshtë arsyetimin e drejtorit të Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm.
Tani hapësira ku ka qenë objekti është rrafshuar dhe shndërruar në parking.
Sipas përshkrimit që i bëhet asaj që deri në mars mbrohej nga shteti si “Shtëpi banimi e shekullit XIX - Florim Zeneli, Florije Rama” objekti veçohej nga stili i cili i takon frymës evroperëndimore që karakterizohen me teknikën e ndërtimit “opusmixtum” në përdhese dhe në kat teknika e sistemit “bondruk”. Fasadat ballore të këtyre objekteve i veçojnë hapjet e ndriçimit dhe hyrjes me ndikim të stilit neoklasik (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.