Për herë të parë, atmosfera e Pashkëve arbëreshe, e cila është e pandarë nga imazhi i heroit kombëtar Skënderbeut, do të përhapet edhe në Shqipëri.
Dy komuna arbëreshe nga Italia, Frashineto e Çivita, të përfaqësuara nga 50 burra, djem, gra, vajza, e fëmijë të veshur me kostume tradicionale do të vijnë në Krujë për të kujtuar 550-vjetorin e fitores së ushtrisë arbërore të Skënderbeut kundër ushtrive osmane, bën të ditur Report TV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy manifestim mban emrin “Vallja e Fitores” dhe arbëreshët këtë festë e kanë praktikuar për më shumë se pesë shekuj pas shpërnguljes në Itali. Kjo festë e trashëguar për më shumë se pesë shekujsh është mjaft popullore në komunitetet arbëreshe dhe në çdo 24 prill festohet nga më i moshuari e deri te më i mituri.
Më 24 prill të vitit 1467, pas një rrethimi të tejzgjatur nga pushtuesit osman, pas shumë gjakderdhjesh nga të dy palët u shënua edhe fitorja e fundit e ushtrisë arbërore të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti në Krujë. Ndalni vajtimin për të rënët dhe shijoni gëzimin e fitores, ky ka qenë mesazhi i kësaj feste.
