Gërmimet klandestine zbulojnë kishën mesjetare afër Kamenicës

Gërmimet klandestine zbulojnë kishën mesjetare afër Kamenicës

13 prill 2017 09:02

Prishtinë, 13 prill - Gërmimet klandestine, që janë të dënueshme në bazë të legjislacionit, kanë nxjerrë në pah një monument të panjohur deri më tani edhe nga vetë institucionet e trashëgimisë kulturore. Pavarësisht që gërmuesit e paautorizuar mund të përballën me drejtësinë, ata kanë gjetur strukturat e një kishe të vogël mesjetare në fshatin Lisockë të Kamenicës. Muret nga ana e brendshme dhe hyrja e kishës tashmë janë të zbuluara, përderisa kulmi nuk i është ruajtur.

Sipas informacioneve të para, arkeologët kanë vlerësuar se kishëza i takon periudhës mesjetare dhe ngjason me analogji të ndërtimeve të tipit të kishave bregdetare. Vendi ku gjendet kishëza njihet me toponimin Lagjja Makushaj. Posedon dy hapësira me një anijatë me përmasa 11 me 4 metra

“Tani kemi informacionet e para dhe paraprakisht mund ta vlerësojmë se, kishëza i takon periudhës mesjetare, ngjason me analogji të ndërtimeve të tipit të kishave bregdetare (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme