Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ringjallja e bolshevizmit

Jemi në epokë të njëqindvjeçarëve të mjerueshëm. Së pari, më 2014, ishte njëqindvjetori i shpërthimit të Luftës së Parë Botërore që shkatërroi rendin liberal.

Pastaj, më 2016, ai i Luftës së Sommes, një prej konflikteve më të përgjakshme në historinë ushtarake, shkruan Adrian Wooldridge, përcjell sot Koha Ditore. Më 2017 shënohet njëqindvjetori qysh se Lenini e mori pushtetin në Rusi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Puçi i Leninit i priu një serie tragjedish: Stalini u ngrit në pushtet; vdekja e më shumë se 20 milionë njerëzve si rezultat i kolektivizimit të agrikulturës dhe industrializimit të detyruar; dhe, edhe për shkak të reagimit ndaj komunizmit, në pushtet erdhën Hitleri, Mussolini dhe Franco.

Prej ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore e tutje, politika perëndimore i ishte përkushtuar zgjidhjes së problemeve që kurrë të mos prodhonin më autoritarizmin, të së djathtës apo së majtës. Aleatët krijuan tri institucione të fuqishme botërore – Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara – që supozohej se do të stabilizonin ekonominë botërore dhe do t’ua prisnin rrugën konflikteve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)