“Fractured Body”, është tema e ekspozitës që ka bërë bashkë në Tiranë 18 artistë amerikanë dhe dy shqiptarë, në Galerinë FAB.
Vizatimet e artistëve bashkëkohore kanë në qendër të tyre qenien njerëzore ndërsa sipas kuratorëve ekspozita është një shkëmbim kulturash e idesh përmes artit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspozita “Fractured Body” ka sjellë në Tiranë 18 artistë nga New York-u mes tyre edhe 2 shqiptarë. Punimet e artistëve bashkëkohorë synojnë të eksplorojnë qenien njerëzore përmes figuracionit, ndërsa në vetvete ekspozita është një shkëmbim kulturash e idesh përmes artit.
Graham Day Guerra pedagog i arteve pamore në New York, njëkohësisht edhe njëri prej kuratorëve rrëfen për këtë eksperiencë bashkëpunimi dhe sfidat.
‘Ka qenë vërtet e mrekullueshme për mua të vijë në Shqipëri si pjesë e këtij bashkëpunimi. Në ekspozitë janë përdorur disa teknika si piktura, vizatimi, imazhet 3d, dizajni. Çdo artist përcjell një mesazh ndryshe nga tjetri, sfida kishte të bënte me kërkesën time që çdo njeri prej tyre duhet të realizonte punime mbi figuracionin’
Alkan Nallbani, artist shqiptar që prej afro dy dekadash jeton në New York, shprehet se në qendër të ekspozitës është vizatimi si një teknikë e veçantë.
Ekspozita përmban edhe elementë shumë të rëndësishëm didaktikë. Pedagogu i Arteve të Bukura Ardian Isufi e sheh atë si një workshop shumë të vlefshëm për studentët shqiptarë.
Punimet e 18 artistëve amerikanë dhe shqiptarë do të ekspozohen në Galerinë e Universitetit të Arteve Fab deri në datën 17 prill