Dy shqiptarë janë rrahur sonte nga disa të rinj që dyshohet të jenë serbë, me ç’rast kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në spitalin e jugut të qytetit të Mitrovicës për trajtim.
Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 17:45 në sheshin ‘Shumadija’ në veri të Mitrovicës.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se personat të cilët kanë sulmuar dy të rinjtë shqiptarë janë pjesë e grupit të ashtuquajtur ‘Mosto-klinci’.
“Dy të rinjtë shqiptarë janë sulmuar me grushte e shqelma dhe pa asnjë arsye nga disa të rinj, derisa po kalonin në sheshin Shumadija. Gjatë momentit të sulmit ata kanë qenë duke biseduar mes vete në gjuhën shqipe”, kanë thënë burimet./KSP
Artikuj të ngjashëm
-
Rrahje mes të rinjve shqiptarë e serbë në veri, disa të arrestuar – dy të lënduar
-
Sulmohen dy shqiptarë në veri të Mitrovicës, dërgohen në spital
-
Kossev: Dy të rinj serbë sulmohen nga shqiptarët në Mitrovicën veriore
-
Tre shqiptarë sulmohen në veri të Mitrovicës
-
Serbët rrahin sërish shqiptarët në veri të Mitrovicës