Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagosje e paqëllimshme në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje në orën 17:20, në rrugën “Nuhi Berisha” të Prishtinës, ka ndodhur një plagosje.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-shqiptar nga pakujdesia-pa qëllim e ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull K-Shqiptar dhe më pas të njëjtin e ka dërguar në QKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë”, bën me dije Policia e Kosovës, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar revolen që dyshohet të jetë përdorur në rast me një karikator të zbrazet dhe një gëzhojë të cal. 7.65 mm.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.