Kronikë

Të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve janë nga i njëjti fshat

12:00 - Major Bekim Avdiaj, shefi i sektorit rajonal te hetimeve, drejtoria rajonale e PK-së, Gjakovë, në një konferencë për media ka thënë se dy personat e shoqëruar për intervistim, janë nga i njëjti fshat me dy vëllezërit e vrarë.

Ai ka thënë se motivet e vrasjes ende nuk dihen.

Ka shkuar në dy numri i të arrestuarve për rastin e vrasjes së rëndë e të dyfishtë në Plloçicë të Malishevës.

Viktimat janë Shani dhe Bahri Maloku. I pari ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. I ndjeri shërbente në kazermën e FSK-së në Pomozetin, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, Njësia MKAB (Njësia për Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike).

Dyshimet janë se vrasësit ishin hajna që kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e viktimave.


Dy të arrestuar për vrasjen në Plloçicë, njëri nga viktimat ishte pjesëtar i FSK-së

E plotësuar, 10:20 - Ka shkuar në dy numri i të arrestuarve për rastin e vrasjes së rëndë e të dyfishtë në Plloçicë të Malishevës.

Viktimat janë Shani dhe Bahri Maloku. I pari ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. I ndjeri shërbente në kazermën e FSK-së në Pomozetin, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, Njësia MKAB (Njësia për Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike).

Dyshimet janë se vrasësit ishin hajna që kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e viktimave.


Vrasja e dyfishtë në Plloçicë të Malishevës u bë nga hajnat

E plotësuar, 09:46  - Policia e Kosovës ka konfirmuar për Arta TV, se ka arritur ta arrestojë njërin prej të dyshuarve në vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Plloçicë të Malishevës.

Personin në fjalë, në këto çaste po e transferon në stacion policor. Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për një vrasje nga hajna, që kishin tentuar të vjedhin në shtëpinë e viktimave.

Koha.net do të provojë të mësojë detaje të reja rreth kësaj ngjarje.


Vriten dy vëllezër në Plloçicë të Malishevës

Policia e Kosovës njofton se me datë 09.03.2018 në ora 01:10 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë për një rast plagosje me armë zjarri në fshatin Plloçicë.

Në njoftim thuhet se patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se dy persona (vëllezër) në rrethana ende të pasqaruara janë plagosur me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre.

Të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK.

Viktima janë: Sh.M, lindur më 1973 dhe B.M. lindur më 1984.

“Të gjitha njësitë relevante policore përfshirë edhe prokurorin e shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për identifikimin dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të veprës penale. Lidhur me motivet e mundshme të këtij akti kriminal deri më tani ato janë të panjohura”, thuhet në njoftimin e PK-së.