Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkelen dy këmbësore në Mitrovicë

Në rrugën Dëshmorët e Kombit në Mitrovicë dje ka ndodhur një aksident trafikur, me ç’rast janë lënduar dy këmbësore.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ndërsa thotë se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një burrë shqiptar gjersa ishte duke lëvizur me veturën e tij, ka goditur dy këmbësore, shqiptare. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, thotë PK.

Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.