Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

6 të lënduar në një aksident trafiku në Has

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Gjonaj të Hasit, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur rreth orës 17:40 ndërmjet dy veturave, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rreth orës 17:40 minuta në fshatin Gjonaj në Has ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave të cilin kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona. Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet dhe rrethanat në rrugë”, thuhet në komunikatë.

Të lënduarit janë trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren.