Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërcënon me armë, arrestohet

Policia raporton se dje në fshatin Keqekollë të Prishtinës një qytetar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, i dyshuari nën kërcënimin e armës ka tentuar ta ndalojë.

Ankuesi nga frika nuk është ndalur dhe gjatë ikjes ka goditur të dyshuarin, i cili aksidentalisht kishte shtënë një herë me armë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë. Pas tretmanit mjekësor, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.