Një i dyshuar është arrestuar në Klinë pasi ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulm fizik brenda familjes ka pasur edhe në Pejë. Aty një person dyshohet se ka sulmuar vëllanë e tij.
Edhe ky i dyshuar është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Rrahje brenda familjes ka pasur edhe në Rahovec. Aty një i dyshuar, që ishte në gjendje të dehur, ka sulmuar vëllanë e tij. Edhe ky person është dërguar për mbajtje.