Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se një burrë është plagosur në Prishtinë.
Sipas Policisë dy vëllezër kanë rrahur një burrë pas një mosmarrëveshje, i cili më pas me armë zjarri ka plagosur njërin nga vëllezërit e dyshuar, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj shqiptarë – vëllezër, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar me një mjet të fort një të dyshuar, mashkull shqiptar, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore, ndërsa më pas i njëjti me armë zjarri e ka plagos njërin nga vëllezërit e dyshuar”, thotë PK.
Policia më tutje thotë se dy të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK- Prishtinë. Me urdhër të prokurorit të njëjtit dërgohen në mbajtje.