Kronikë

Vetëm këtë vit, 952 viktima të dhunës në familje - 5 përfunduan me vrasje

Dhuna në familje vazhdon të mbetet dukuri shqetësuese në shoqërinë tonë.

Pothuaj në çdo raport ditor të policisë, përmenden së paku dy raste dhune në familje, raporton KTV.

Rasti më i freskët është ai që ka ndodhur të premten në Fushë Kosovë, ku një grua është rrahur nga bashkëshorti i saj.

Numri i rasteve të dhunës në familje, të raportuara në Policinë e Kosovës, gjatë vitit 2016 është 1,226 sosh.

Ndërsa, për këtë vit nga janari deri në shtator janë raportuar 952 raste të dhunës në familje, nga të cilat më së shpeshti viktima janë gratë.

Shifrat janë shqetësuese për organizatat që merren me të drejtat e grave në Kosovë.

Si pasojë e dhunës në familje, ka edhe raste që përfundojnë me të vdekur.

Gjatë viti 2016 janë raportuar 7 raste të vrasjes nga ky fenomen. Ndërsa, për këtë vit janë raportuar 5 raste të vrasjes.