Policia e Kosovës në zbatim të Urdhrit Operativ “Stop drogave në shkolla” në periudhën kohore prej 09.10.2017 deri 15.10.2017 ka realizuar aktivitetet e saja policore si ne fushën e parandalimit po ashtu edhe në fushën operacionale.
Në njoftimin për media thuhet se në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me Qendrën e Mjekësisë familjare janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policor për patrullime rreth shkollave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, në fushën operative janë kontrolluar persona të cilët kanë frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.
Për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policor nga, Drejtoritë Rajonale të Policisë, Stacionet Policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.
Për periudhën raportuese janë realizuar: 232 vizita dhe kontakte me personelin e shkollave; 501 patrullime rreth shkollave; 791 persona të kontrolluar; 318 vetura të kontrolluara; 31 lokale të kontrolluara; 7 ligjërata në shkolla; 595 pjesëmarrës; 1070 fletushka.
Si rezultat i angazhimit të shtuar janë: iniciuar 27 raste; arrestuar 34 persona. Gjithsejtë janë konfiskuar: Mariuhanë 1 kg e 1794.68 g ( 13.41 g afër shkollave, 1 kg e 781.27 g në realizim të planit); Veturë 1, Shufer metalike 1.
Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në terren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m rreth shkollave si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.
Prej 27 rasteve: 3 raste brenda oborreve; 3 raste afër oborreve të shkollave; 21 ne perimetrin prej 300 m. Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve: 10 persona shpërndarës të drogës dhe 24 konsumues.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale duke përfshirë edhe të luftës ndaj trafikimit me narkotik.