Rreth orës 08:20 minuta, në pikën e karburanteve “Ari-Petroll” në Bellobrad, një qytetar kishte shkuar për t’u furnizuar me benzinë por aksidentalisht ne veturë është hedhur naftë, transmeton Koha.net.
Diskutimi ka kaluar në kanosje me armë zjarri të llojit kallashnikov të cilin Policia e Dragashit e ka sekuestruar pasi e gjeti prapa objektit me 53 fishekë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të trajtohet sipas procedurës së rregullt, njofton Policia e Kosovës .
Po ashtu, dje, një patrullë policore nga Stacioni Policor “Veriu” e ka sekuestruar një pistoletë e llojit ”Crvena Zastava” në oborrin e një restoranti të dasmave ngase një i dyshuar, nën ndikim të alkoolit ka shkrehur fishekë në ajër. Të dyshuarit i është sekuestruar arma ndërsa rasti i kalon prokurorisë sipas procedurës së rregullt.
-
Policia gjen kallashnikov e armë të tjera në shtëpinë e një qytetari në Drenas
-
Dy të arrestuar në Dragash, u gjendet në makinë kallashnikovi me 20 fishekë
-
I konfiskojnë armën pasi gjuan në dasmë
-
Policia sekuestron tri armë e 200 fishekë në Prizren
-
E kërcënon që të tërheqë një denoncim në Polici, arrestohet