Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kanosje me armë në Mitrovicë

Sot, rreth pres 10:35 Policia e Kosovës në Mitrovicë, i është përgjigjur një informacioni të dhënë nga qytetarët.

Policia ka identifikuar vendin e ngjarjes dhe ka arritur të kontaktojë viktimën dhe dy personat e dyshuar, ku gjatë kontrollit iu është gjetur një armë me gaz.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga policia si provë materiale është konfiskuar një pistoletë CZ-75D-gazi, cal 6mm me nr. 13C07761.

Të dyshuarit B.A, 48 vjeçar dhe H.A., 17 vjeçar, janë shoqëruar në stacionin policor Jugu Mitrovicë, ku i dyshuari B.A, 48 vjeçar, ka pranuar që është arma e tij dhe se djali i tij H.A., 17 vjeçar, e kishte marr dhe e kishte kanosur viktimën M.Q., 37 vjeçare, ku pas procedurave intervistuese, nga Prokurori i Shtetit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ’’Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm-Kanosje me armë”.