16 vjet burgim shqiptarit në Angli për kultivim të kanabisit në shtëpinë e tij

16 vjet burgim shqiptarit në Angli për kultivim të kanabisit në shtëpinë e tij

23 shtator 2017 23:22

Një shqiptar, i cili qëndronte ilegalisht në Britani, u dënua me 16 vjet burgim, pasi u kap në një shtëpi me kanabis në Derby. Një total prej 555 bimësh u zbuluan në katër dhoma të shtëpisë në rrugën Burton, gjatë një aksioni të policisë më 22 gusht.

Ramiz Nergjoni, 53 vjeç, cili doli para gjykatës në Derby, është arrestuar, raportojnë këtë të shtunë mediat lokale, shkruan "syri". Ai tha se kishte shkuar në Britani në mënyrë të paligjshme duke u fshehur në anën e pasme të një kamioni.

Në gjykatë u tha se bimët narkotike mund të gjeneronin 300.000 funte.

David Watts, avokati mbrojtës i shqiptarit, tha se 53-vjeçari, para se të shkonte në Britani, jetonte dhe punonte në Greqi dhe se ishte njeri me karakter të mirë.

“Ai ka tre vajza mes 18 dhe 20 vjeç dhe më ka thënë se nëna e tij në Tiranë është shumë sëmurë”, ka shtuar avokati. “Shqetësimi i tij kryesor është se si do t’ia dalë familja e tij teksa ai është në burg këtu”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme