Në një aksident që ka ndodhur sot në aksin rrugor Milot-Laç, tek mbikalimi i Laçit ka ndodhur një aksident automobilistik, në të cilin ka humbur jetën shtetasi kosovar, Sh. H, 19 vjeç, banues në Rahovec, transmeton Koha.net .
Policia shqiptare njofton se sot, më datë 9.03.2017, në aksin rrugor Milot-Laç, tek mbikalimi i Laçit ka ndodhur një aksident automobilistik . Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur një mjet veturë me targë të Kosovës 07-473-CB me një mjet zetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi pasojë janë dëmtuar 4 shtetas kosovarë që udhëtonin në mjetin veturë ,2 prej tyre ndodhen në Qendrën e Traumave në Tiranë kurse 2 të tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i zetorit i cili ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Laç, në vijim të aksidentit, shtetasi kosovar, Sh. H, 19 vjeç, banues në Rahovec, ndërroi jetë në spital.