Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sonte në shesh ndezin qirinj për Aulon Zekën

Sonte në mbrëmje në sheshin “Skënderbeu” do të ndezin qirinj për Aulon Zekën, 16-vjeçari që u gjet i vrarë të shtunën në Prishtinë.

Sipas një njoftimi për media që është dërguar nga familja dhe miqtë e Aulon Zekës, kërkohet që me ndezjen e qirinjve të ngritët zëri kundër fenomeneve të tilla, përcjell ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Solidarizimi ndaj vdekjes së Aulonit ende të mitur, le të jetë kërkesë për dënim për të papërgjegjshmit dhe mizorët. Auloni le të jetë i fundit ai që merr dhimbjen e një shoqërie të pavëmendshme, e një sistemi të dobët të drejtësisë, një pasigurie të vërejtshme dhe të një shteti jo funksional.

Solidarizohuni me humbjen e të një pafajshmi sot, për të mos u përsëritur dhe nesër”, thuhet në njoftim.

Policia ka arrestuar dy të mitur (një djalë dhe një vajzë) si të dyshuar për vrasjen e Aulonit.