Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident me dy viktima në Fushë-Krujë

Një aksident i rëndë në superstradën Fushë-Krujë - Thumanë ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Policia njofton se mjeti me targa AA 166 LA është përplasur me trafik-ndarësen duke plagosur rëndë 4 shtetas. Fatkeqësisht, kanë ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë shtetasit R.K., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe A.P., 25 vjeç, banues në Laç.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndodhen nën kujdesin e mjekëve shtetasit L.S., banues në Laç dhe B.D., banues në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.