Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A. B., në kohëzgjatje prej 40 (katërdhjetë) ditë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Më tutje bëhet e ditur se i pandehuri A. B.shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, me datë 21.08.2017 është arrestuar nga zyrtarët policorë, pasi që për të ekziston një urdhër-kërkim ndërkombëtar aktiv, duke përfshirë edhe urdhër-arrest evropian aktiv, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I njëjti është shpallur fajtor për shkak të veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës’”, thuhet në komunikatë.
I pandehuri A. B., është paraqitur me disa emra të ndryshëm tek autoritetet e vendit, ndërsa është i kërkuar për ekstradim nga autoritetet hungareze.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.