Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shqiptari në Zvicër dërgoi bombën si dhuratë me shishen e verës, kërkohen 11 vjet burgim

Prokuroria Federale e Zvicrës ka kërkuar që i akuzuari në procesin e “pakos me bombë” të dënohet me 11 vjet burg. Veprat penale të cilat i ngarkohen shqiptarit J.Ll. 41 vjeçar nga Maqedonia dhe me shtetësi zvicerane janë: tentim vrasjeje të shumëfishtë dhe shkelje e ligjit mbi armëmbajtjen, shkruan sda.ch.

Në pledoajenë e tij të mbajtur para Gjykatës Federale Penale në Bellinzona, prokurori ka konstatuar se në rastin që po gjykohet janë përmbushur të gjitha kriteret e veprës tentimvrasje e shumëfishtë, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, i akuzuari ka vepruar në mënyrë perfide dhe të pabesë. Ai, pas dërgimit të paketës me bombë brenda, nuk ka pasur më ndikim në bombën e përmendur. Ai po ashtu nuk e ka ditur se kush do ta hapë paketën saktësisht. Kështu, për të gjithë njerëzit në një rreze prej 9 metrash rreth saj, bomba do të kishte efekt vdekjeprurës. Ndërsa fakti pse fitili i bombës nuk është ndezur, është një rastësi, ka vazhduar prokurori.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I akuzuari duhet të dënohet edhe për armëmbajtje dhe municion pa leje. Për këto, sipas prokurorit ai duhet të paguajë një gjobë me kusht prej 60 njësish ditore nga 90 franga.