Durrësi ka një nga plazhet më të mëdhenj në vend, i frekuentuar nga pushues vendas, por kohët e fundit edhe nga mjaft të huaj.
Brezi i gjerë ranor dhe uji i cekët deri në disa metra larg bregut e bëjnë atë plazhin perfekt për familjet me fëmijë. Por stacionet e plazhit janë shumë larg standardeve që duhet të plotësojnë për të garantuar sigurinë e pushuesve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKullat e vrojtimit duhet të vendosen çdo 250 metra dhe në to të ketë vrojtues apo roje plazhi të trajnuar. Funksioni i vetëm që kryen e vetmja kullë në zonën e shkëmbit të Kavajës është të mbajë bokset e një aktiviteti që argëton pushuesit në plazh, raporton TopChannel.
Në plazh mungon ndihma e shpejtë. Nuk ka as sinjalistikë për hapësirën e dedikuar për not. Ndërsa pas disa rasteve të incidenteve me motorët e ujit, të paktën në Durrës këto të fundit kanë shënuar territorin prej ku nisen.
Por sërish rreziku është aty për çdo rast. Bashkia thotë se të hënën do të nisë heqja e licencave për privatët që nuk plotësojnë kushtet. Deri atëherë të rrimë me shpresën se në plazhe dhe det nuk do ketë viktima të tjera.