Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen në Vlorë 300 kilogramë kanabis, arrestohet 52- vjeçari

Pas operacionit antidrogë, ku u policia sekuestroi një sasi rekord droge prej 15.6 tonë kanabis sativa në fshatin Llakatund të Vlorës, është duke vazhduar ende operacioni kundër kanabisit në qytetin bregdetar, njofton Shqiptarja.

Gjatë ditës së djeshme, në fshatin Grabin të Vlorës, është sekuestruar një sasi prej 300 kilogramësh kanabis sativa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sasia e drogës e cila ishte e ndarë në 24 thasë, është sekuestruar në një ullishte dhe në pranga si posedues i kësaj droge ka rënë 52- vjeçari Agron Danaj.

Gjithashtu bëhet e ditur se Policia e Vlorës është duke vijuar kontrollin e territorit për të evidentuar dhe goditur rastet e shitjes dhe trafikimit të drogës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacionit masiv antidrogë të zhvilluar nga Policia e Vlorës e mbështetur edhe nga FNSH gjatë gjithë javës në territorin e Llakatundit për goditjen e prodhimit dhe shitjes apo trafikimit të lëndëve narkotike, më datë 17.07.2017, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor në fshatin Grabian, Vlorë.

Si rezultat i operacionit në një pjesë toke (ullishte) u gjetën të fshehur dhe u sekuestruar 24 thasë të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë totale 300 kilogramë.

Nga hetimet e para të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ka rezultuar që sasia e lëndës narkotike dyshohet se i përkiste shtetasit Agron Danaj, 52 vjeç, banues ne fshatin Grabian,Vlorë, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale '' Prodhim dhe shitja e narkotikëve'' , parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Policia e Vlorës po vijon kontrollin e territorit në të gjithë territorin me qëllim evidentimin dhe goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotik