Tre të rinj janë mbytur sot në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë, duke e çuar në 4 numrin e të mbyturve ditën e sotme në qytetin jugor.
Të gjithë viktimat janë të rinj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Balkanweb” ka qenë në vendin e ngjarjes në momentet e para duke sjellë detaje nga kjo tragjedi.
Sipas tij, kanë qenë 4 të rinj në plazh. Ndërsa dy motra kanë hyrë në ujë të lahen, rrymat e forta dhe dallgët i kanë rrëmbyer me vete. Motra tjetër e tyre ka shkuar për t’i ndihmuar dhe ka thirrur edhe të riun nga Maqedonia për t’i ardhur në ndihmë.
Të katër të rinjtë kanë luftuar për t’i shpëtuar detit të trazuar, por 3 prej tyre nuk kanë mundur të dalin të gjallë në breg.
E vetmja e mbijetuar është vajza që i ka kërkuar ndihmë të riut nga Maqedonia. Ajo ka njoftuar dhe policinë.
Ndërsa nga ato pak fjalë që ka arritur të komunikojë me efektivët në kushtet e një tronditje të thellë, vajza ka pohuar se i ka thënë të riut nga Maqedonia të shpëtonte motrat e saj.
Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë të ditura nga policia.