Policia e Kosovës njofton se është gjetur trupi i pajetë i një personi.
Fjala është për një mashkull, i lindur më 1967. Policia nuk ka mundur të japë më shumë detaje rreth vdekjes së tij, teksa ka thënë se ato do të bëhen të ditura tek pas ekspertizës mjeko-ligjore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju konfirmoj se me datë 10.07.2017 rreth orës 18:15, Policia ka pranuar informatën se në rrugën Antigona Fazliu në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete. Ndihma e shpejtë, njësitet relevante policore, gjykatësi i procedurës paraprake, prokurori dhe ekspertët e mjekësisë ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxha në një prononcim për Koha.net.
Ai ka thënë tutje se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor, përderisa rasti do të hetohet nga hetuesit kompetentë policorë.
“Informacione tjera mund të bëhen të ditura vetëm pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore dhe pas rezultateve hetimore nga kompetentet”, ka thënë Hoxha.