Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia në Shqipëri me operacion masiv antikanabis

Policia e Shtetit po vijon operacionin masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri e toka.

Po rikontrollohen sera, magazina, ish-depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e tokë shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kontrolle po bëhen edhe në të gjithë vijën bregdetare, në basene e ujëmbledhës.

I gjithë operacioni po drejtohet dhe monitorohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, raporton TCH.

Në të gjithë vendin, gjatë 72 orëve të fundit, në zona malore të pyllëzuara janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar gjithsej 163 bimë “Cannabis Sattiva”.

Operacioni masiv do të vijojë pa ndërprerje, deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit.