Katër persona kanë rrëmbyer një person dhe e kanë rrahur në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.
Policia e Kosovës raporton se të dyshuarit e kanë rrëmbyer këtë person me një veturë gjatë ditës së hënë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë katër të dyshuarit të cilëve u janë konfiskuar dy revole me tetë fishekë dhe një thikë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, një predhë dhe një fishek.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.