Tre persona të dyshuar janë arrestuar në mesditën e datës 30 maj 2017, në një nga fshatrat e zonës së përgjegjësisë së stacionit policor në Skenderaj, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Mitrovicës.
Njësi relevante policore i ishin përgjigjur informacionit të pranuar nga ankuesi F. R., 52 vjeçar, ku fillimisht thuhej se në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Vajnik kishte gjetur një granatë dore të pashpërthyer. Me të arritur në vendin e ngjarjes policia vëren se përveç granatës në atë lokacion kishte pasur edhe të shtëna me armë zjarri, shton njoftimi, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBazuar në veprimet e para hetimore bëhet e ditur se ngjarja kishte rrjedhur si shkas i një zënke ndërmjet viktimës së rastit dhe tre peronave të dyshuar, ku sipas elementeve rrethanore dhe provave të siguruara, të dyshuarit dyshohet se përveç hedhjes së granatës në oborrin e viktimës, të njëjtit kishin shtënë edhe me armë zjarri. Në cilësi të provave materiale në vendngjarje janë gjetur 26 gëzhoja të kalibrit të ndryshëm, ndërsa njësi përkatëse policore për trajtimin e mjeteve të pashpërthyera kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të sigurt.
Mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar I. A., 50 vjeçar, H. A., 56 vjeçar dhe H. A., 60 vjeçar. Me vendim të prokurorit të çështjes tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.
Rasti i veprës penale është duke u hetuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.